Lifestyle 24 October 2024, 08:38 Nga VNA

Pique flet për herë të parë pas ndarjes: Shakira nuk ka qenë plotësisht e sinqertë!

Ndaje në Whatsapp
Pique flet për herë të parë pas ndarjes: Shakira nuk ka

Gerard Pique foli per here te pare pas ndarjes nga Shakira, e la të kuptohet se mund të ketë më shumë detaje të pazbuluara lidhur me kete ngjarje. Artistja, vitin e kaluar Shakira prezantoi këngën “BZRP Music Sessions #53” përmes së cilës zbuloi se ish-partneri i saj, Gerard Pique, e kishte tradhtuar. Pasi e bëri publike këtë çështje, shumë fansa dolën në krah të saj. Ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle  ishte i ftuar në emisionin CNN ku komentoi për herë të parë ndarjen.

Pique e akuzoi këngëtaren e famshme se nuk ishte plotësisht e sinqertë për të gjithë situatën. “Ajo që u tha nuk u shfaq siç ishte në të vërtetë. Nuk mund ta kontrolloj. Tani jam i rrethuar nga të dashurit e mi, ata e dinë se kush jam dhe çfarë bëj dhe kjo më jep paqe. Jeta që kam pasur, mundësi për të luajtur për klubin e jetës sime për më shumë se 20 vjet, fëmijë të mrekullueshëm, miq për jetën, jam mirënjohës për të gjitha këto”, tha ai.

Shakira më parë foli për People për ndarjen me Pique dhe theksoi se mendonte se nuk do të mund të mbijetonte, sepse në të njëjtin moment kur zbuloi se Pique e kishte tradhtuar, babai i saj ishte në spital në terapi intensive. “Nëpërmjet mediave mora vesh se ai më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive. Gjëja më e vështirë për mua ishte se nuk mund të merrja këshilla nga babai im dhe kisha aq shumë nevojë”, tha ajo.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme