Kronika 26 February 2025, 20:47 Nga VNA

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët e zjarrit apartamenti në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët e zjarrit

Ambientet e kuzhinës së një apartamenti në një pallat në lagjen “Vullnetari” në qytetit e Elbasanit janë përfshirë nga flakët rreth orës 18:40 mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas burimeve zyrtare pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Fillimisht në kuzhinë ishte ndjerë erë gazi, por në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës e kanë ndezur duke neglizhuar marrjen e masave të sigurisë.

Bombola e sistemuar në kuzhinë pasi ndezjes ka shpërthyer në flakë duke krijuar ambient të rrezikshëm për eksplozion.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa familjarët e këshilluar nga shërbimi zjarrfikës kanë kyçur fillimisht furnizimin me energji të apartamentit dhe kanë kryet veprimet e rekomanduara nga zjarrfikësit të cilët ndërhynë me shpejtësi për izolimin dhe shuarjen e flakëve

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme