Kronika 26 February 2025, 14:02 Nga VNA

PS dhe PD bojktojnë tryzën për reformën në drejtësi. BE në krah të Dumanit

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD bojktojnë tryzën për reformën në

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, së bashku me drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen.

Në këtë tryezë ishin të ftuar përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe nga politika. Ermonela Felaj dhe Etjen Xhafaj nga PS-ja e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk u paraqitën, ndërsa përfaqësues të PD-së as nuk morën mundimin ta konfirmonin pjesëmarrjen e tyre.

Mesazhi që përcjellin dy partitë e mëdha me këtë bojkot është i qartë: njëra sinjalizon shkrirjen dhe tjetra luftën me Prokurorinë e Posaçme. Dhe mesa duket, hapi i parë është hedhur sot me bojkotin e tryezës ku diskutohej për reformën në drejtësi, ku përveç kreut të SPAK-ut, ishin të pranishëm ambasadori i BE-së, ambasadorë të tjerë europianë dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Një bllok i qartë në mbështetje të reformës dhe punës së SPAK-ut.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme