Kronika 25 February 2025, 20:27 Nga VNA

Makina përplas një punonjës policie në Tiranë dhe largohet menjëherë nga vendngjarja

Ndaje në Whatsapp
Makina përplas një punonjës policie në Tiranë dhe

Një punonjës policie është përplasur nga një automjet mbrëmjen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë.

Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L. Punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimi.

Punonjësi i policisë është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme