Kronika 26 February 2025, 13:19 Nga VNA

Erjon Bani i pergjigjet Ramës/ Kush ka ankesa për gjyqtaret ti drejtohet organeve kompetente

Ndaje në Whatsapp
Erjon Bani i pergjigjet Ramës/ Kush ka ankesa për gjyqtaret ti

Zv.kryetari i GJKKO-së Erjon Bani ka deklaruar se nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve publikisht. Deklarata e Banit ka ardhur pasi, kryeministri Rama ka deklaruar se në SPAK ka ekstremistë të djathtë. Bani theksoi se kush ka indicje për integritetin e gjyqtarëve le t’i adresojë në organet kompetente.

“Lidhur me inegritetin e gjyqtarëve, si GJKKO ashtu edhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara për shkak të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i janë nënshtruar një kontrolli të pasurisë, monitorimit nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, përgjohen në kohë reale të gjitha mesazhet komunikimit, sa I përket inegritetit parimet nga Sttasburgu e ato ndërkombëtare kanë një parim shumë të rëndësishëm që prezumohet integriteti dhe besueeshmëria e gjyqtarëve në momentin që janë emëruar, kush ka indicie ndaj integritetit duhet t’i adresojë ato në organet kompetente, nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve, këtë mund ta bëjë një gjykatë më e lartë, këto janë parime që të kuptohet kjo,” tha Bani.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme