Kronika 26 February 2025, 10:02 Nga VNA

Shpërthim me tritol në zyrën noteriale të vëllait të kreut të PD në Lezhë, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim me tritol në zyrën noteriale të vëllait

Një shpërthim me tritol u regjistrua mëngjesin e së mërkurës në Lezhë. Burimet policore thanë se tritoli ishte vendosur në derën e zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, që ne qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Sipas burimeve policore nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Ndërsa kamerat e sigurisë kanë fokusuar dy persona që kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

 

“Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F. Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale", njoftoi policia.

Fran Gjoni është vëllai i Gjin Gjonit ish-gjyqtar i Apelit dhe që së fundmi i është bashkuar Partisë Demokratike. Ai është kreu i PD Lezhë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme