Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Altin Dumani, ka theksuar në një tryezë të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë se SPAK ka kryer hetime të guximshme, duke goditur zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale të përfshira në vepra penale të rënda. Dumani u shpreh se “epoka e paprekshmërisë po lëkundet” dhe se lufta ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave ka avancuar, duke dërguar mesazhe të forta se krimi nuk mund të blejë ose shpërblejë.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar me agjenci ndërkombëtare si Interpol, Europol dhe Eurojust, duke i konsideruar këto partneritete të rëndësishme për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kreu i SPAK bëri një bilanc teksa u shpreh se vlera e aseteve të konfiskuara në vitin 2024 është 59 mln euro. Ai tha se mes aseteve të sekuestruara janë kriptovalutat, teksa shtoi se po përdoren masivisht nga organizatat kriminale për të blerë sasi kokaine dhe pastrim parash.
Dumani:Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi, duke theksuar se ecuria e reformës është e lidhur ngushtë me pavarësinë dhe llogaridhënien e institucioneve të drejtësisë. Gonzato theksoi se duhet të ketë besim në arkitekturën e reformës në drejtësi, dhe se këto dy elementë janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe për zhvillimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Kjo tryezë vjen në një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pasi një sërë hetimesh të SPAK kanë prekur zyrtarë të lartë dhe kanë dhënë mesazhe të forta për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.
Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës.
Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen.
Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live.
Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur:
“A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”