Kronika 14 February 2025, 19:39 Nga VNA

Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës pasi dhunoi shefin e financës

Ndaje në Whatsapp
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës pasi dhunoi shefin e

Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu. Vendimi erdhi pas denoncimit se ajo kishte dhunuar shefin e financës së spitalit. Irini Shehu është kryetare e Këshillit Bashkiak të Dibrës si përfaqësuese e PS. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Irini Shehu ka kandiduar për PD-në.

Si ndodhi ngjarja e paprecedentë

Shaban Uklala 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës finance është paraqitur në komisariat disa ditë më parë dhe ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga Irini Shehu 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë drejtoreshë e spitalit.

Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin.

Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme