Kronika 14 February 2025, 14:42 Nga VNA

“Më mbajnë peng”, Veliaj: Prokurori i fiksuar pas fustaneve të gruas time

Ndaje në Whatsapp
“Më mbajnë peng”, Veliaj: Prokurori i fiksuar pas

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia, duke hedhur akuza ndaj prokurorisë për një proces të njëanshëm dhe të padrejtë kundër tij. Në një mesazh publik, Veliaj deklaron se ndodhet ende në fazën e personit të dyshuar, pasi organi i akuzës nuk ka arritur ta marrë të pandehur për mungesë provash.

“Nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë se kam marrë apo kërkuar ryshfet. Nuk është gjetur asnjë shumë e pajustifikuar. E megjithatë, më akuzojnë për korrupsion,” shprehet ai.

Veliaj përqendrohet te një nga akuzat kryesore, që lidhet me fustanet e bashkëshortes së tij, duke shpjeguar  se kjo është një çështje e fabrikuar nga kundërshtarët e tij politikë.

"Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?

Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?

Kanë blerjet online do thoni ju.

Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”." shkruan Veliaj

Ai akuzon prokurorin Ols Dado për njëanshmëri dhe pretendon se ky i fundit ka përdorur funksionin e tij për përfitime personale. Gjithashtu, ai kritikon ashpër gjyqtarin e çështjes, duke e cilësuar si të njëanshëm dhe të orientuar politikisht.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme