Kronika 14 February 2025, 14:14 Nga VNA

Afera "5D", GJKKO kalon dosjen për gjykim. Ish-besnikët e Veliajt kërkojnë gjykim të shkurtuar

Ndaje në Whatsapp
Afera "5D", GJKKO kalon dosjen për gjykim. Ish-besnikët e

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim në themel dosjen 5D, ku 3 nga ish-drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe si dhe zyrtarë të tjerë akuzohen për korrupsion e pastrim parash, si dhe fshehje pasurie.

Për shkak se të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar gjyqtarja e posacme Elsa Ulliri ka kërkuar plotesimin e trupit gjykues me dy anëtarë të tjerë.

Ish-besnikët e Erjon Veliaj, Redi Molla e Qato dyshohet se krijuan kompaninë 5D të cilët e zotëronin në mënyrë të tërthortë dhe merrnin tendera në miliona euro nga Bashkia e Tiranës, ku ata ishin të punësuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme