Kronika 14 February 2025, 14:00 Nga VNA

Berisha i del në krah SPAK-ut: Protesta e Veliajt, sulm kriminal ndaj drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Berisha i del në krah SPAK-ut: Protesta e Veliajt, sulm kriminal ndaj

Në një qëndrim të pazakontë krahasuar me kritikat e tij të vazhdueshme ndaj SPAK-ut, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi protestën e mbështetësve të Erion Veliajt para SPAK dhe GJKKO si një “sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë”.

Berisha, i cili prej më shumë se një viti ka akuzuar SPAK-un si një vegël të qeverisë, këtë herë i doli në mbrojtje institucionit të drejtësisë, duke fajësuar qeverinë e Edi Ramës për organizimin e protestës. Ai deklaroi se qeveria kishte përdorur rrogëtarë të shtetit dhe policë për të rrethuar për orë të tëra Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale, duke synuar të ushtronte presion mbi drejtësinë.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme