Bota 13 Mars 2025, 16:06 Nga VNA

Rusia synon të mbajë kontrollin e territoreve të pushtuara ukrainase

Ndaje në Whatsapp
Rusia synon të mbajë kontrollin e territoreve të pushtuara

Përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë po i bëjnë presion Kremlinit.

Por Moska ka bërë disa përparime të konsidrueshme territoriale dhe disa në Rusi thonë se janë gati të mos bëjnë lëshime për asgjë.

Këtë javë Moska u përball me një nga sulmet më të mëdha ukrainase me dronë që nga fillimi i luftës, ku tre persona u vranë dhe 17 u plagosën.

Shumë banorë të Moskës po përpiqen ta injorojnë luftën.

Por shumë të tjerë shpresojnë se negociatat për paqe mes Kremlinit dhe administratës së re amerikane të mbyllen me një rezultat që rusët e konsiderojnë fitore.

Zyrtarët thonë se qëllimi është njohja ndërkombëtare e kufijve të rinj që janë marrë me forcë nga ushtria ruse.

“Është e qartë se do të ketë një zgjidhje dypalëshe mes nesh dhe Kievit. Duhet të arrihet një traktat paqeje që do të legalizonte kufijtë e rinj të Rusisë dhe kufijtë post-sovjetikë të Ukrainës”, thotë ish Ambasadori rus Alexander Kramarenko.

Shumë në Moskë po festojnë tashmë për skenarin e ri gjeopolitik, para përfundimit të konfliktit.

“Kjo është një fitore e vërtetë. Mund të hapni shampanjën. Ne nuk mund të humbasim. Rusia duhet të vazhdojë ofensivën, sepse Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë nga ambiciet e tyre. Po, ata kanë frikë nga ne, por kjo nuk do të thotë se ata kanë braktisur idenë e tyre për një perandori botërore”, thotë Yevgeny Fyodorov, anëtar i Dumës ruse.

Pas mbi tre vitesh luftime, sipas agjencisë së pavarur të lajmeve Mediazona, më shumë se 95 mijë rusë kanë humbur jetën. Por, kjo nuk po e pengon Kremlinin të vazhdojë luftën.

Në një takim me gratë dhe nënat e ushtarëve të vrarë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk do të ketë lëshime.

“Nuk do ta bëjmë këtë. Ne duhet të zgjedhim vetë një version të botës që na përshtatet dhe që do të siguronte paqen për vendin tonë, për një perspektivë të gjatë historike”, tha ai.

Kritikët e Putinit mund të flasin vetëm nga mërgimi. Ata thonë se Kremlini mund të bëjë lëshime, por sipas tyre, heqja dorë nga ambiciet territoriale nuk është në tryezë.

“Kompromise mund të paraqiten për disa çështje të tjera, që lidhen me mënyrën se si do të duket siguria ukrainase pas luftës. Moska dëshiron të jetë pjesëmarrëse në këto punime dhe të tregojë se çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo”, thotë drejtori i Institutit “Riddle Russia”, Anton Barbashin.

Zyrtarët rusë po presin të takohen me zyrtarët amerikanë, pas bisedimeve midis ekipeve negociuese të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Arabinë Saudite. Deri tani, hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura./VOA

 

Video

Itali/ Gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e vogël, dhe njëqind persona të bllokuar. Ky është bilanci dramatik i aksidentit që ndodhi në impiantin e teleferikut të Macugnaga-s, në zonën Verbano-Cusio-Ossola në Piemonte. Ngjarja ndodhi në stacionin e sipërm të Monte Moro-s, në rreth 2.800 metra lartësi, pasi kabina dyshohet se ka mbërritur me shpejtësi të tepërt në stacionin e mbërritjes. https://www.vna.al/bota/itali-aksident-ne-teleferikun-e-monte-moro-ne-macugnaga-tre-te-plagosur-dhe-i18416

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të këtij pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Rama e ngre per vajzat dhe gratë e PS...

Aksident në afërsi të zonës së leshpunueses në Korçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme