Bota 10 Mars 2025, 16:31 Nga VNA

Rumani, kandidatit pro rus i ndalohet pjesëmarrja në garën zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Rumani, kandidatit pro rus i ndalohet pjesëmarrja në garën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ndaloi kandidatit pro-rus Calin Georgescu të marrë pjesë në përsëritjen e garës zgjedhore për president. Kandidati i ekstremit të dajthtë Georgescu, fitoi në raundin e parë në muajin nëntor, por votimet u anuluan nga Gjykata Kushtetuese pas akuzave për ndërhyrje nga Moska në favor të tij. Zoti Georgescu tha sot (të hënën) se ai do ta apelojë vendimin te Gjykata Kushtetuese e vendit. Vendimi i Komisionit Zgjedhor në Bukuresht për të mos pranuar kandidaturën e zotit Georgescu nxiti protesta të dhunshme të mbështetësve të tij.

Kaosi shpërtheu në kryeqytetin e Rumanisë të dielën në mbrëmje ndërsa mbështetësit e zemëruar të populistit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu protestuan kundër vendimit që e ndalon atë të marrë pjesë në garën zgjedhore.

Qindra protestues u mblodhën para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bukuresht, pas shpalljes së vendimit.

Disa protestues hodhën copa të kalldrëmit të thyer dhe objekte të tjera ndaj një numri të madh të policisë speciale.

“Dëgjova që Komisioni Zgjedhor ka anuluar kandidaturën e zotit Calin Georgescu. Nuk bëhet fjalë më për atë se kush fiton, por për demokracinë e shkelur nga të gjitha anët. Njerëzve po u tregohet se jetojmë në një diktaturë”, thotë Sisi, mbështetëse e zotit Georgescu.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshtë këtë vendim, tre partitë ultra-nacionaliste, që kanë 35% të vendeve në parlament dhe që mbështesin zotin Georgescu për president, rrezikojnë të mbesin pa një kandidat në zgjedhjet e majit.

“Jam së bashku me dy udhëheqësit e opozitës me të cilët ndaj vlera të përbashkëta. Ne duhet t’iu kërkojmë sërish që të mos bëjmë dhunë , ashtu siç ndodhi mbrëmë. Ne po ecim përpara me besim të fortë për të ardhmen e vendit tonë”, tha zoti Georgescu të hënën.

Kandidati pro rus fitoi raundin e parë të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese e vendit më pas anuloi zgjedhjet me arsyetimin se u ndikuan nga Moska, në favor të zotit Georgescu përmes një fushate në internet. Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi të drejtën për të ri-kandiduar.

Analisti politik Kristian Pirvulescu thotë se anulimi i zgjedhjeve nuk kishte të bënte me shtypjen e fjalës së lirë, por me prova për parregullsi financiare.

“Kandidati i të djathtës ekstreme deklaroi zero shpenzime elektorale”, thotë eksperti nga Shkolla Kombëtare e Studimeve Politike.

Elena Lasconi doli kandidatja e dytë më e votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Zonja Lasconi, kandidate e partisë progresive “Shpëtoni Bashkimin Rumun” vuri në dyshim vendimin e gjykatës për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke i thënë Zërit të Amerikës se ajo mund të kishte fituar në balotazh.

“Dua të shoh prova. Mendoj se çdo rumun dëshiron të shohë prova sepse më shumë se 9 milionë rumunë votuan vitin e kaluar dhe të gjithë janë të shqetësuar. Është kaq e thjeshtë”, thotë zonja Lasconi.

Analistët vlerësojnë se ka pak gjasa që Gjykata më e lartë e vendit t’a lejojë kandidatit pro-rus të vazhdojë garën zgjedhore në vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Gjykata krijoi një precedent për këtë në muajin tetor kur ia ndaloi një tjetër kandidateje të të djathtës ekstreme garën zgjedhore duke thënë se qëndrimet e saj anti-evropiane dhe pro ruse e bëjnë atë të padenjë për të udhëhequr vendin.

Përsëritja e raundit të parë mbahet më 4 maj. Nëse asnjë kandidat nuk fiton mbi 50% të votave, balotazhi mbahet më 18 maj./VOA

Video

Itali/ Gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e vogël, dhe njëqind persona të bllokuar. Ky është bilanci dramatik i aksidentit që ndodhi në impiantin e teleferikut të Macugnaga-s, në zonën Verbano-Cusio-Ossola në Piemonte. Ngjarja ndodhi në stacionin e sipërm të Monte Moro-s, në rreth 2.800 metra lartësi, pasi kabina dyshohet se ka mbërritur me shpejtësi të tepërt në stacionin e mbërritjes. https://www.vna.al/bota/itali-aksident-ne-teleferikun-e-monte-moro-ne-macugnaga-tre-te-plagosur-dhe-i18416

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të këtij pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Rama e ngre per vajzat dhe gratë e PS...

Aksident në afërsi të zonës së leshpunueses në Korçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme