Bota 11 March 2025, 17:47 Nga VNA

Presidenti Trump dyfishon në 50% tarifat për produktet kanadeze të çelikut dhe aluminit

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Trump dyfishon në 50% tarifat për produktet kanadeze

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, duke e çuar totalin në 50%. Vendimi vjen si përgjigje ndaj qëndrimit të provincës së Ontarios, që vendosi një tarifë 25% për energjinë elektrike që eksportohet në SHBA.

Në një postim në 'Truth Social' Presidenti Trump shkruante se ka udhëzuar sekretarin e Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25%, që do të hyjë në fuqi të mërkurën në mëngjes.

"Kanadaja duhet të heqë menjëherë tarifën e saj anti-amerikanë për fermerët prej 250 deri në 390%, për produkte të ndryshme amerikane të qumështit, që është konsideruar prej kohësh si skandaloze. Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar", shkruante zoti Trump.

Presidenti tha gjithashtu se do të "rrisë ndjeshëm" tarifat për makinat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara më 2 prill "nëse Kanadaja nuk ul tarifat e tjera, skandaloze" siç i quajti ai, "të vendosura për kohësh"./VOA

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme