Sociale 27 May 2026, 17:11 Nga VNA

Rritja e çmimeve ul importin e karburanteve në Shqipëri, ndikojnë tensionet SHBA-Iran

Ndaje në Whatsapp

 dffgbgb.jpg

Importi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë muajit prill 2026, ndërsa ndikimi kryesor lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas të dhënave për mallrat kryesore të akcizës, gjatë muajit prill në Shqipëri u importuan 52,050 ton karburante, krahasuar me 60,770 ton në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 14% në baza vjetore.

Tkurrje është regjistruar edhe në katërmujorin e parë të vitit. Nga janari deri në prill 2026 janë importuar 207,718 ton karburante, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet arritën në 219,448 ton, ose rreth 5.3% më shumë.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me çmimet e larta të naftës në tregjet globale, të ndikuara nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit gjatë përplasjes SHBA-Iran.

Gjatë muajit prill, çmimi i naftës mbeti në nivele të larta, pasi negociatat për një marrëveshje mes palëve nuk prodhuan rezultate konkrete, duke mbajtur të lartë pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Megjithatë, situata ka nisur të ndryshojë gjatë muajit maj. Armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe sinjalet për një marrëveshje të mundshme, kanë sjellë ulje të çmimit të naftës nën 100 dollarë për fuçi dhe rritje të tregjeve aziatike të aksioneve.

Edhe pse Shqipëria nuk ndikohet drejtpërdrejt nga aktiviteti në Ngushticën e Hormuzit, zhvillimet në ekonominë globale reflektohen te çmimet dhe konsumi i karburanteve në tregun vendas. Një marrëveshje që do të garantonte rihapjen e plotë të Hormuzit pritet të ndikojë në stabilizimin e tregjeve dhe rritjen e kërkesës për karburante.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme