Sociale 26 May 2026, 15:09 Nga VNA

Rriten sërish borxhet e bashkive, mbi 6.9 miliardë lekë detyrime në fillim të 2026

Ndaje në Whatsapp

fgbbfg.jpg

Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, pasi kishin pësuar ulje të ndjeshme në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i borxheve ka arritur në rreth 6.93 miliardë lekë, ose 1.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2025.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm detyrimet e prapambetura të bashkive në muajin mars 2026 kapin vlerën e rreth 3.15 miliardë lekëve, duke regjistruar një rritje të lehtë krahasuar me fundvitin.

Në korrik të vitit 2025, Ministria e Financave u kishte kërkuar zyrtarisht njësive të qeverisjes vendore të hartonin dhe zbatonin një plan të detyrueshëm për shlyerjen graduale të borxheve. Bashkive iu kërkua të forconin disiplinën financiare, të shmangnin krijimin e detyrimeve të reja dhe të përdornin një pjesë të të ardhurave për likuidimin e borxheve ekzistuese.

Megjithatë, sipas analizës së fundit, një pjesë e bashkive nuk kanë arritur të përmbushin objektivat e vendosura. Disa prej tyre jo vetëm që nuk i kanë ulur detyrimet, por kanë regjistruar edhe rritje të stokut të borxhit deri në mars 2026.

Nga raporti rezulton se pesë bashkitë me nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura janë Kavaja, Pogradeci, Vora, Tirana dhe Dimali.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme