Sociale 25 May 2026, 10:41 Nga VNA

SelfCare sërish nuk punon sot, bizneset të shqetësuara se nuk kapin dot afatet e paqes fiskale

Ndaje në Whatsapp

111.jpg

Sistemi SelfCare, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksionimi gjatë ditës së sotme.

Bizneset thanë për Monitor se nëse hap faqen e SelfCare dhe klikon identifikim nëpërmjet E-albania dhe i jep të dhënat E-Albania-s, sërish të kërkon identifikim (shiko videon). Si rrjedhojë subjektet nuk arrijnë që të hapin sistemin, që të shikojnë faturat apo të tjera veprime që ke në SelfCare.

Ky problem ka filluar që pak para orës tetë të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa gjatës ditës së djeshme, ku bëhej ‘log- on” nëpërmjet E-Albania tek efilling, sërish nuk funksiononte, ndërsa ditën e sotme ky problem është zgjidhur.

Bizneset e kanë të pamundur të bëjnë dhe fiskalizimet e doganave apo të faturave te tjera, teksa shpesh del njoftimi se NIPT nuk ekziston, çka tregon se ka probleme sistemi.

“Kam bërë disa ndryshime për persona fizik, dhe më janë kthyer me pretendim që nuk janë nënshkruar. Nëse tentoj ti riaplikoj, nuk i hap fushat”, thotë Igli, kontabilist i miratuar. Kontabilistët ankohen se nëse i çon email Qendrës Kombëtare të Biznesit, të vjen përgjigje se nuk ke nënshkruar aplikimin.

Burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon sistemin E-Albania thanë për Monitor se janë duke punuar.

Të paktën që ka fundi i vitit të kaluar, biznesi ka hasur vazhdimisht probleme me aksesin në Selfcare. Edhe pasi AKSHI filloi të zbatonte sistemin e ri, sërish problemet kanë vijuar.

Bizneset të shqetësuara për afatet e paqes fiskale

Mosfunksioni i SelfCare ka bërë që bizneset të shqetësohen për afatet e paqes fiskale. Aplikimet për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale kanë nisur më 15 maj 2026 dhe do të mbyllen më 5 qershor 2026. Pas këtij afati, çdo aplikim i dorëzuar do të refuzohet.

“Po afrojnë datat në qershor dhe nëse nuk punojnë sistemet, patjetër duhet të ketë shtyrje të datave”, thotë Igli, kontabilisti i miratuar.

Më herët, edhe ekspertët kanë paralajmëruar se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore. Kontabilisti Sotiraq Dhamo ka vlerësuar se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave.

Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve.

Mosfunksionimi i sistemit vetëm sa ka vështirësuar punën e bizneseve që të arrijnë afatet e marrëveshjes./Monitor.al

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme