Sociale 24 May 2026, 17:27 Nga VNA

Erdhi nga Bangladeshi për të punuar në Shqipëri, vdes i asfiksuar në një magazinë në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Erdhi nga Bangladeshi për të punuar në Shqipëri, vdes i

Një 25-vjeçar nga Bangladeshi, që kishte ardhur në Shqipëri për të punuar e për të ndërtuar një jetë larg varfërisë së vendit të tij, humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Durrës, ndërsa një tjetër punëtor nga Kenia ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia, ku në një nga ambientet e magazinave të një subjekti privat ra zjarr në hapësirën ku gatuhej për punonjësit. Dyshohet se shkak është bërë një bombul gazi.

Viktima, i identifikuar me inicialet O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia. Ndërkohë, shtetasi nga Kenia, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, po lufton për jetën në spital.

Por përtej kronikës së thatë policore, kjo është edhe historia e atyre njerëzve që vijnë në Shqipëri për të bërë punët që shpesh vetë shqiptarët nuk i bëjnë më. Vijnë nga Azia dhe Afrika, larg familjeve të tyre, për të punuar në magazina, fasoneri apo kantiere, në heshtje dhe pothuaj gjithmonë pa u vënë re nga askush.

Dhe ironia e dhimbshme është se kjo ndodh në një vend ku gjysma e kombit jeton emigrant. Shqiptarët kanë qarë për bijtë e tyre të humbur nëpër tragjedi pune në Greqi, Itali, Angli apo Gjermani. Kanë kërkuar dinjitet dhe humanizëm për emigrantët shqiptarë jashtë vendit. Por shpesh, kur emigrantët e varfër mbërrijnë këtu, trajtohen thjesht si krah pune anonim, pa histori, pa emër dhe pa fytyrë.

Një i ri nga Bangladeshi erdhi në Shqipëri për të fituar jetën. Sot do të kthehet në vendin e tij në arkivol.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme