Sociale 26 May 2026, 17:15 Nga VNA

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Ndaje në Whatsapp

dfvfdfvdv.jpg

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tubimi po zhvillohet në sheshin Sheshi Skënderbej, ku janë mbledhur një numër i madh studentësh dhe qytetarësh në shenjë solidariteti.

Pjesëmarrësit mbajnë pankarta në duar, ku shprehin mbështetjen për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, me mesazhe si “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”.

Kujtohet se më 18 maj, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut zhvilluan protestën e dytë në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe, ku morën pjesë mijëra studentë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ata kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, pas refuzimit të kërkesës për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme