Sociale 27 May 2026, 07:25 Nga VNA

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mijra falin Namazin në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mijra falin

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Që në orët e para të mëngjesit, mijra besimtarë iu drejtuan xhamive dhe shesheve të dedikuara për të falur Namazin e Bajramit.

Në Tiranë, qindra besimtarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit, për të kryer ritualin e faljes dhe për të përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe besimi.

Kurban Bajrami konsiderohet një festë e sakrificës, shpresës dhe mëshirës, ku rëndësi të veçantë merr ndihma ndaj familjeve në nevojë. Sipas traditës islame, në këtë ditë theret një kurban, zakonisht dash apo dele, dhe mishi ndahet mes familjarëve, miqve dhe personave në nevojë, si simbol i solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit.

Kjo festë lidhet gjithashtu me ngjarje të rëndësishme në historinë islame, si haxhi dhe rindërtimi i Qabes, ndërsa besimtarët e konsiderojnë si një moment reflektimi, përkushtimi dhe forcimi të besimit në Zot

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme