Rajoni 24 April 2025, 15:36 Nga VNA

Republika Srpska në alarm: Dodik nën urdhër-arrest, por nuk tërhiqet

Ndaje në Whatsapp
Republika Srpska në alarm: Dodik nën urdhër-arrest, por nuk

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar ashpër pas tentativës për arrestimin e tij mbrëmjen e kaluar nga Agjencia Boshnjake e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), duke e cilësuar përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, si një “budalla” dhe “defiçent”.

Në një konferencë për mediat, Dodik deklaroi se ndodhet i sigurt në ambientet e Qendrës Administrative të Republikës Srpska në Sarajevën Lindore, ndërsa theksoi se policia e entitetit serb nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e institucioneve dhe Kushtetutës.

“Ndihem mirë dhe i sigurt. Nuk kam ndërmend të largohem nga ky objekt nën presion. As Policia e Republikës Srpska nuk do të tërhiqet nga asnjë sfidë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e institucioneve. A mendon vërtet dikush se do përkulemi para forcave pushtuese, Gjykatës, Prokurorisë dhe Schmidt? Ai person është një budalla,” deklaroi Dodik.

Reagimi i tij erdhi pasi forcat e SIPA-s u përpoqën të ekzekutojnë një urdhër-arresti për të, por u përballën me rezistencë nga anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska dhe u tërhoqën.

Dodik theksoi se Republika Srpska nuk synon shkëputjen, por mbështet një Bosnje dhe Hercegovinë që respekton Marrëveshjen e Dejtonit. Ai akuzoi Schmid për provokime që mund të çojnë drejt ndarjes.

“Nuk mund të burgosësh pesë mijë policë apo 1.2 milionë serbë. Ne e dimë se doni të na dëboni, por do të dëboni të gjithë Republikën Srpska. Ne nuk do të shkojmë në luftë, nuk kemi nevojë për armë. Po mbrojmë atë që është e shenjtë për ne,” shtoi ai.

Presidenti i Republikës Srpska u bëri thirrje përfaqësuesve të tjerë politikë në Bosnje që të mos bien pre e veprimeve të përfaqësuesit të lartë, por të angazhohen në dialog.

Ndërkohë, Gjykata e Sarajevës ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj Dodik pas vendimit për ta dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite pezullim të aktivitetit politik, për miratimin e ligjeve të konsideruara antikushtetuese në parlamentin e entitetit 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme