Rajoni 19 Prill 2025, 10:35 Nga VNA

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për vazhdimin e seancës konstituive

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për vazhdimin e seancës

Për të tretën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën paraprake, atë të 17 prillit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pas kësaj, ai e ndërpreu seancën për 48 orë, për shkak se tha nuk ka konsensus.

Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – deputetët nuk kanë arritur ta kalojnë pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, argumentojnë që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur të japin dorëheqje më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të legjislaturës së re.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ekzekutivi i tij është i dorëhequr, apo në detyrë, që kur i ka përfunduar mandati i plotë katërvjeçar, më 23 mars.

Ai po ashtu ka dorëzuar një letër në Kuvend më 15 prill – në ditën e seancës konstituive – duke e njoftuar organin ligjvënës se ai dhe anëtarët e Qeverisë janë dorëhequr.

Megjithatë, PDK, LDK dhe AAK kanë argumentuar se një person nuk mund të betohet si deputet dhe të vazhdojë punën në ekzekutiv.

Këto parti, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, kanë thënë se me ndërprerjen e seancave, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit “po blen kohë” me qëllim që t’i bëjë 61 vota për votimin e kryeparlamentarit, e më pas të Qeverisë së re të Kosovës.

Por, LVV-ja është kundërpërgjigjur, duke i akuzuar këto parti për bllokim të krijimit të institucioneve të reja.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive që ndërpritet, duhet të vazhdojë brenda 48 orësh.

Miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëm pas kalimit të të gjithë këtyre hapave, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konsiderohej e konstituuar.

Pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. LVV-ja, që paraprakisht kishte shprehur dëshirën që të formonte një ekzekutiv vetëm me partitë joserbe, së voni ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se i duhet bashkëpunimi edhe me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Më 17 prill, deputeti i zgjedhur nga LVV-ja, Haxhi Avdyli, tha se kjo parti ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, megjithëse jo të shkruar, për ta formuar Qeverinë e re të vendit.

Nisma, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera. Kjo parti ka fituar tri ulëse në përbërjen e re parlamentare.

Partitë e tjera shqiptare, që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk preferojnë një bashkëpunim me LVV-në.

Teksa Kosova ende nuk ka institucione të reja dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Bashkimi Evropian ka thënë se “është thelbësore” që shteti të krijojë sa më shpejt Qeverinë e re, me qëllim që të shtyjë përpara reformat e rëndësishme “në të gjithë sektorët, të cilat do ta përmirësojnë cilësinë dhe kushtet e jetës për popullin e Kosovës”.

Video

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

50 kamiona për 3 bataliona...

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme