Rajoni 17 April 2025, 15:21 Nga VNA

Dështimi i dytë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Kurti në kërkim të shumicës për qeverinë e re

Ndaje në Whatsapp
Dështimi i dytë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë,

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet për herë të dytë, pasi seanca u ndërpre për shkak të mungesës së dakordësisë mes partive politike për votimin e raportit të Komisionit për Mandate.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se një pjesë e përfaqësuesve të subjekteve politike e braktisën konsultimin dhe se nuk pati dakordësi për të votuar raportin. Seanca e radhës është caktuar për më 19 prill 2025, ora 12:00.

Nga ana tjetër, Albin Kurti nuk ju përgjigj interesit të gazetarëve për sigurimin e mandateve për formimin e qeverisë, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e udhëhequr nga ai, fitoi 48 nga 120 vendet në Kuvend, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

Kurti ka filluar bisedimet me partitë e pakicave për të siguruar mbështetjen e nevojshme, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për të formuar kabinetin e ri qeveritar .

Në një deklaratë të mëparshme, Kurti theksoi se qytetarët presin nga LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve, të formojë institucionet e reja sa më shpejt të jetë e mundur .

Nëse nuk arrihet formimi i qeverisë së re, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme