Rajoni 7 April 2025, 15:32 Nga VNA

Katër serbë në paraburgim për armëmbajtje në Kosovë; sulme kibernetike godasin faqet qeveritare

Ndaje në Whatsapp
Katër serbë në paraburgim për armëmbajtje në

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim për katër shtetas serbë të arrestuar gjatë fundjavës në qytetin jugperëndimor të Kosovës, nën akuzën e shkeljes së ligjit të armëve. Të dyshuarit u kapën me armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në disa manastire ortodokse në Kosovë të shtunën. Në automjetin e tyre tip Toyota, Policia e Kosovës gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë.

Përveç këtyre arrestimeve në Gjakovë, autoritetet kosovare ndaluan edhe 12 persona të tjerë në Prizren. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se ndalimet u kryen gjatë një operacioni dy-ditor, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete me targa nga Kragujevci, Serbi. Sipas Sveçlës, këto grupe dyshohet se kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve, pasi u gjetën dëshmi të lidhjeve me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë reagoi ndaj këtyre zhvillimeve, duke njoftuar se gjykata kishte urdhëruar që katër serbët e arrestuar në Gjakovë të mbaheshin në paraburgim për 48 orë. Lidhur me 12 të arrestuarit në Prizren, dy prej tyre po mbahen në paraburgim, ndërsa të tjerët u liruan pas marrjes në pyetje dhe u kthyen në Serbi.

Ndërkohë, mëngjesin e së hënës, disa faqe zyrtare të ministrive në Kosovë, përfshirë portalin E-Kosova, u goditën nga sulme kibernetike, duke shkaktuar ndërprerje në funksionimin e tyre. Autoritetet kosovare kanë raportuar më parë për sulme të ngjashme, duke akuzuar hakerët rusë për këto veprime, veçanërisht pas mbështetjes së Kosovës për Ukrainën.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme