Rajoni 4 April 2025, 15:44 Nga VNA

Rëndohet bilanci i viktimave në Koçan/ Humb jetën një tjetër i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Rëndohet bilanci i viktimave në Koçan/ Humb jetën një

Tragjedia e rëndë në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut ka shënuar një tjetër humbje jete. Në orët e para të mëngjesit të së premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili po kurohej në Lituani për shkak të plagëve të marra nga zjarri shkatërrues.

Karadakovski, i njohur si banakieri dhe njëherazi menaxheri i lokalit, qëndroi për gati tre javë në gjendje kritike, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda, duke e çuar në 60 numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Ai ishte një nga 34 personat nën hetim nga Prokuroria, për shkak të funksionimit të paligjshëm të diskotekës, e cila sipas hetimeve kishte mungesë licencimi dhe nuk plotësonte as kushtet më minimale për mbrojtje nga zjarri. Brenda ambientit ishin lejuar edhe të mitur, çka është rreptësisht e ndaluar me ligj.

Zjarri u përhap me shpejtësi si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve gjatë performancës së grupit muzikor ADN. Hetimet kanë zbuluar se diskoteka ishte ndërtuar me materiale lehtësisht të djegshme, gjë që favorizoi përhapjen fatale të flakëve.

Sipas autopsive, shumica e viktimave kanë humbur jetën për shkak të asfiksimit nga monoksidi i karbonit, ndërsa në disa raste janë konstatuar edhe thyerje brinjësh, të shkaktuara nga shtypja e turmës në përpjekje për të dalë jashtë objektit në panik.

Mjekësia Ligjore do të vijojë me analizat toksikologjike për të përcaktuar përfundimisht shkaqet dhe substancat e pranishme në organizmat e viktimave. Hetimet për tragjedinë vijojnë ndërkohë që opinioni publik dhe familjarët kërkojnë drejtësi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme