Rajoni 24 March 2025, 19:20 Nga VNA

Vrasja në Kosovë/ Familjari i viktimës: E vrau pronari i furrës së bukës sepse iku të punonte në një vend tjetër

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Kosovë/ Familjari i viktimës: E vrau pronari i

Kanë dalë detaje të tjera për krimin e rëndë që tronditi Kosovën, ku pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen rreth të 40-ve dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Sipas mediave të Kosovës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë…Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë”, ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme