Rajoni 11 March 2025, 21:50 Nga VNA

Shefi i NATO-s në Kosovë: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën  

Ndaje në Whatsapp
Shefi i NATO-s në Kosovë: Serbia duhet të mbajë

Në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin e Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se “NATO është e përkushtuar ndaj Kosovës dhe fakti që jam këtu e dëshmon këtë më së miri”.

“Së fundmi ne kemi shtuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë, kemi katërfishuar praninë e ushtarëve tanë në veri, kemi trefishuar praninë fizike të KFOR-it në veri dhe kjo është dëshmi se KFOR-i dëshiron të jetë prezantues i stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne rajon”, tha Rutte për RTK-në.

Ai thotë se e kupton ambicien e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, por fillimisht, sipas tij, duhet të adresohen disa  çështje, sikurse vendet anëtare të Aleancës që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

I pyetur se si i sheh shqetësimet e liderëve kosovarë, të cilët  Serbinë e  konsiderojnë rrezik të përhershëm në raport me Kosovën dhe stabilitetin në vend dhe rajon, Rutte ritheksoi se ai është i përkushtuar në të qenit neutral, por ka përmendur nevojën që Serbia të japë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në 2023-ën.

Ai thotë se i ka përcjellë mesazhet e tij si te liderët e Kosovës, ashtu edhe ata serbë, se duhet të ecin përpara në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.

“Do të ishte mirë që dialogu të rifillonte sërish dhe sigurisht Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi në 2023-ën, por gjithashtu është e rëndësishme për Kosovën që të përmbahet nga veprimet e njëanshme.

Ndërtimi i mirëbesimit është i rëndësishëm dhe kjo do të ishte një bazë e mirë për diskutime të vazhdueshme, gjithmonë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të mirë që janë përcaktuar për dialogun Kosovë-Serbi”, ka shtuar Rutte.

I pyetur nëse paralajmërimi se SHBA mund të zvogëlojë praninë e trupave ne Evropë, mund të  çojë në tërheqjen e trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova, Rutte tha se SHBA është shumë e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ata duan të sigurohen se ky rajon të jetë stabil.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme