Rajoni 4 March 2025, 21:21 Nga VNA

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje e para

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ KQZ-ja numëron të gjitha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar të gjitha votat me postë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, dhe që Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.57 për qind të votave, apo me mbi 31.000 vota.

Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, pasi KQZ-ja njoftoi se ka miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.

Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se menjëherë pas numërimit të votave me postë, ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara, dhe që procesi pritet të përfundojë të mërkurën.

Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48.

Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. Procesi i numërimit të votave është aktualisht në javën e katërt.

KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji. Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re./REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme