Rajoni 20 February 2025, 13:04 Nga VNA

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten (20.02) prezantohet draft-raporti për Kosovën nga i cili kërkohet heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Raporti është përgatitur nga Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe dhe për shkak të veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Masat ndaj Kosovës përfshinë ngrirjen e disa fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë. "Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, thuhet në dokument.

Shqetësim për situatën e sigurisë në Kosovë

Edhe më herët Parlamenti Evropian ka kërkuar dhe e mbështet kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe vendi t'i bashkohet edhe programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Shqetësim shprehet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, sidomos pas sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe sulmit me mjet shpërthyes në kanalin e ujit Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024.  Draft-raporti thekson se "autorët e këtyre veprave të dhunshme, të nxirren para drejtësisë”. Aty shprehet keqardhje "përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq”.

Kritika për dobësitë në sistemin e drejtësisë, vlerësim edhe për progresin

Në draft-raportin për Kosovën të raportuesit Riho Terras, shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë, sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve, duke u theksuar qartë edhe gjendja jo të kënaqshme sa i përket korrupsionit dhe rezultate jo të kënaqshme në hetime dhe dënime të rasteve. "Përsërisim shqetësimin për vonesat në rastet gjyqësore dhe kritikat nga ana e zyrtarëve të Qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale”, thuhet në draft-raport.

Pas konsultimeve me partnerët, Terras shkroi se duke marrë parasysh gjetjet e Komisionit Evropian, nënvizohet megjithatë, se ka "progres domethënës në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe lirive, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të funksionimit të ekonomisë së tregut”, por shprehet keqardhje në "përparimin e limituar në sundimin e ligjit”.

Si do të veprohet më tej me draft-raportin?

Në draft-raport shprehet gjithashtu mbështetja për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të njëjtën kohë përshëndetet emërimi i Peter Sorensen,  në postin e të ngarkuarit të BE-së për këtë dialog. "Vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe se përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga një zonë gri, janë në interes edhe të Kosovës, edhe të BE-së”, thuhet në raport, ku mbështetet po ashtu aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Pas paraqitjes së këtij draft-raporti në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, deputetët e PE-së do të kenë mundësi të paraqesin edhe amendamente shtesë. Draft-raporti pritet të votohet së pari në Komisionin Parlamentar, e më pas raporti duhet të miratohet si një rezolutë e Parlamentit Evropian./DW

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme