Rajoni 10 February 2025, 14:59 Nga VNA

Haradinaj përjashton mundësinë e një koalicioni me LVV-në

Ndaje në Whatsapp
Haradinaj përjashton mundësinë e një koalicioni me

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, duke thënë se preferon krijimin e një ekzekutivi nga partitë opozitare. Gjatë një konference për media më 10 shkurt, një ditë pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kreu i AAK-së tha se nuk është i kënaqur me rezultatin e partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit parazgjedhor. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 91.47 për qind të vendvotimeve të numëruara, partia e Haradinajt është e katërta me 7.56 për qind apo 58.307 vota. “Unë mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës assesi me LVV, pra me zotin Kurti”, tha Haradinaj kur u pyet për mundësinë e koalicioneve paszgjedhore. Sipas Haradinajt, në zgjedhjet e 9 shkurtit partitë opozitare kanë fituar, pasi LVV-ja në pushtet, ka humbur votë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme