Rajoni 7 February 2025, 22:27 Nga VNA

BE sërish thirrje Serbisë: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë!

Ndaje në Whatsapp
BE sërish thirrje Serbisë: Përgjegjësit e sulmit në

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023.

“Ne e kemi marrë parasysh paralajmërimin e zyrës së prokurorit të lartë në Beograd më 2 dhjetor 2024 për hapjen e hetimeve në këtë rast”, tha një zëdhënës i bllokut të premten.

Ai shtoi se Serbia është e detyruar të bashkëpunojë në hetimet për rastin e Banjskës. Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiç – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij. Në dhjetor, kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç, tha se vendimi për të ngritur aktakuzë kundër Radoiçiçit, do të merrej deri në fillim të vitit 2025.

Në Serbi, Radoiçiç dyshohet për vepra të tjera penale, përkatësisht për “krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”. Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së e përsëriti të premten se për Serbinë përparimi në bisedimet për anëtarësim në bllokun evropian do të varet edhe nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe nga sundimi i ligjit.

Vendet anëtare në BE-së në dhjetor nuk ishin pajtuar se Serbia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit, edhe pse Komisioni Evropian kishte dhënë vlerësimin se ato kushte ishin përmbushur nga ana e Beogradit. Disa shtete anëtare kundërshtimin për hapjen e këtyre kapitujve e kishin arsyetuar me mungesën e rezultateve në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë. Disa shtete të BE-së janë sidomos të pakënaqura me faktin se nuk ka akoma as aktakuzë ndaj Radoiçiçit./REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme