Rajoni 28 Janar 2025, 23:32 Nga VNA

New York Times: Vuçiç “sakrifikoi” kryeministrin, që të fitojë kohë

Ndaje në Whatsapp
New York Times: Vuçiç “sakrifikoi” kryeministrin,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “sakrifikoi” kryeministrin e tij në përpjekje për të qetësuar protestat që kanë përfshirë qytete të shumta në Serbi, duke përbërë një sfidë të madhe për pushtetin e tij dhjetëvjeçar, shkruan New York Times.

Kryeministri Miloš Vučević, një aleat i ngushtë i Vuçiçit dhe lideri de jure i Partisë Progresive Serbe, njoftoi dorëheqjen e tij me arsyetimin se nuk dëshironte të “rriste më tej tensionet në shoqëri” – vetëm disa orë pasi Vuçiç kërkoi një “rikompozim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës të qeverisë”.

Vuçiç, i njohur për aftësinë e tij për të manovruar në një skenë politike të thellësisht e polarizuar dhe si balancues midis Rusisë dhe Perëndimit, ka një histori të gjatë të eleminimit të aleatëve të tij – të paktën përkohësisht – dhe të nxjerrjes jashtë loje të partive opozitare. Kundërshtarët e tij kanë pasur vështirësi ta sfidojnë në zgjedhje, por janë bashkuar me protestat e drejtuara nga studentët, shkruan New York Times.

Nuk është ende e qartë nëse dorëheqja e kryeministrit do t’i shuajë protestat apo do t’i intensifikojë ato më tej. Këto protesta u nxitën nga zemërimi publik pas vdekjes së 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor.

Studentët, të cilët prej javësh po bllokojnë fakultetet, u mblodhën të martën përpara selisë së partisë në pushtet në Novi Sad, ku disa përkrahës të paidentifikuar të qeverisë dhunuan disa prej tyre. Muri i ndërtesës së partisë u mbulua me grafite me mbishkrime si “Vrasës” dhe “Hajdutë”. Protestat vazhduan edhe në qytetin e Nishit.

Të hënën, Vuçiç premtoi të përmbushë një nga kërkesat kryesore të studentëve – publikimin e kontratave dhe dokumenteve të tjera të lidhura me rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, një projekt i kryer nga një kompani kineze dhe nënkontraktorët e saj.

Shumica e kërkesave fillestare të studentëve janë përmbushur, përfshirë ndjekjen penale të përgjegjësve për katastrofën dhe shkarkimin e ministrave që mbikëqyrën projektin, përfshirë ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës si dhe ministrin e Tregtisë, shkruan New York Times.

Megjithatë, ndërsa protestat u zgjeruan, politikanët opozitarë filluan të kërkojnë që Vuçiç të formojë një “qeveri kalimtare”.

“Vuçiç po përpiqet të fitojë kohë, duke pritur që protestat të shuhen”, tha analisti politik Dragomir Anđelković, i cili mbështet studentët. Ai shtoi se protestat do të vazhdojnë, pasi dorëheqja e kryeministrit është vetëm një “përpjekje për mashtrim të ri”, raporton New York Times.

Institucioni i Presidentit të Serbisë dikur ishte një post kryesisht ceremonial, por që kur Vuçiç e mori atë pas zgjedhjeve të vitit 2017 – pasi më parë shërbeu si kryeministër – ai është bërë qendra dominuese e pushtetit në Serbi dhe objektivi kryesor i zemërimit të opozitës.

Kriza politike në Serbi, ku dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner, ka punuar për një marrëveshje për ndërtimin e një hoteli luksoz të Trump-it në qendër të Beogradit, po krijon një dilemë për administratën e re amerikane.

Nën presidencën e Joe Biden, SHBA ka tentuar ta tërheqë Vuçiçin nga partneriteti tradicionalisht i ngushtë i Serbisë me Rusinë. Megjithatë, opozita serbe e ka kritikuar administratën amerikane për një qëndrim tepër të butë ndaj Vuçiçit.

Politika e Biden ka sjellë disa rezultate, përfshirë një marrëveshje të fshehtë për shitjen e gati 1 miliard dollarëve municione dhe armë serbe për Ukrainën, si dhe mbështetjen e Serbisë për rezolutat e OKB-së që dënojnë pushtimin rus, shkruan New York Times.

Video

Adriatik Lapaj, i cili prej javësh po proteston para Kryeministrisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet momenti kur Policia ndërhyn dhe heq plastmasin ku ai qëndron së bashku me mbështetës të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Në postimin e tij, Lapaj shkruan me ironi: “Sapo erdhën policat dhe sekuestruan arsenalin e radhës. Plot 10 m² plastmas. EDI plastmasi!” Më tej, ai ironizon duke thënë se policët e Edi Ramës, më 21 janar do të dalin të qajnë për protestuesit, ndërkohë që sot nuk e lejojnë atë të protestojë para Kryeministrisë.

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Një tjetër trup u gjet këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme