Rajoni 19 Janar 2025, 15:13 Nga VNA

Avokati i familjarëve të Liridona Ademajt: 30-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, Murseli mori pjesë fizikisht në ekzekutim

Ndaje në Whatsapp
Avokati i familjarëve të Liridona Ademajt: 30-vjeçarja u vra

Më 15 janar të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për 4 personat e përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë, mes tyre bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli.

Avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë, Leotrim Syla, tha se akuzat që rëndojnë mbi 4 të pandehurit dhe vazhdimësinë e procesit gjyqësor.

“Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj dhe ka ngritur aktakuzën ndaj tre bashkëkryesve, bashkë me personin e katërt i cili ka marrë pjesë vetëm në shitjen e armës më të cilën është kryer vrasja. Ndërsa 3 të parët akuzohen për vrasje të rëndë, personi i katërt është i akuzuar vetëm për shitje të armës.

Dy të akuzuar të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë edhe nga një akuzë tjetër që u ngarkohet. Granit Plavës për posedim të një arme dhe Kushtrim Kokalla përveç veprës penale të vrasjes së rëndë, ka mbi supe edhe veprën penala të mos lajmërimit të veprës penale”,-tha Syla.

“Në seancën e radhës për shkak se do të jetë shqyrtimi fillestar sipas Kodit të Procedurës Penale, mund të mbyllet në rast se të njëjtët pranojnë fajësinë, kurse në rast se të njëjtit nuk pranojnë fajësinë kalojmë në kundërshtimin e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, që u jep të drejtë që ta dërgojnë të njëjtën në gjykatë për konfirmim. Pra gjykata duhet ta kalojë këtë stad para se të kalojë në gjykim”,-shtoi ai.

Avokati Syla theksoi se në bazë të aktakuzës dhe provave të siguruara deri më tani, rezulton se Liridona Ademaj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Mund t’iu them me përgjegjësi të plotë, në bazë të asaj që thotë aktakuza: bashkëshorti nuk ishte vetëm porositësi por ishte edhe bashkëkryesi, pra mori pjesë edhe fizikisht në kryerjen e veprës penale”,- nënvizoi avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë.

“Për prokurorinë motivet ishin edhe pasurore, probleme familjare dhe çështje personale të vetë Naimit. Motivet pasurore prokuroria i ka lidhur me atë se Naimi ka pasur probleme financiare dhe ka paguar një polic të sigurimit për Liridonën e ndjerë, që pas vrasjes së saj të përfitonte në shtetin e Suedisë.

Te motivet e tjera ka renditur problemet et ij që kishte familjare me Liridonën, sipas deklaratës së Naimit, dhe motive të tjera të jashtme, ashtu siç janë paraqitur në media, në aktakuzë nuk ka asnjë”,- shtoi avokati Syla.

Sipas tij, në dosje flitet edhe për problemet bashkëshortore që kishin Liridona Murseli me Naim Murselin.

“Diçka e tillë në aktakuzë përmendet dhe pse shkarazi, për shkak se nuk lidhet drejtpërdrejtë me aktakizën dhe me vrasjen por që ka qenë njëri nga problemet që ka pasur Liridona me Naimin, gjatë jetës së tyre bashkëshortore që sipas deklaratës së Naim Murselit, vrehet në një farë mënyrë është shtyrë nga problem familjar që ka pasur me Liridonën si pasojë e atij rasti”,- u shpreh Syla.

 

Video

Një burrë pakistanez është vrarë në Dubai pasi fragmente metalike nga një ndërhyrje ajrore ranë mbi automjetin e tij në zonën Al Barsha, kanë konfirmuar autoritetet. Zyra e mediave e Dubait njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë menaxhuar edhe një incident tjetër ku mbetje nga qielli ranë mbi fasadën e një prej kullave në zonën Dubai Marina, si pasojë e një ndërhyrjeje të suksesshme ajrore. Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk pati të lënduar. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ushtarake amerikane në zonën e marinës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë shpërthime dhe flakë mbi qytetin e Teheranit, Iran. Sipas raportimeve, ka pasur goditje ajrore intensive që synuan aeroportin Mehrabad të Teheranit dhe zona të tjera kyçe të infrastrukturës.

Mallkuar qoftë kush nuk i beson këto fjalë zemre

Irani sulmon me dron aeroportn e Dubait.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme