Rajoni 17 January 2025, 23:11 Nga VNA

Konfiskohen mjete shpërthyese në veri të Kosovës, policia arreston një të dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Konfiskohen mjete shpërthyese në veri të Kosovës, policia

Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe mjete të tjera të dyshimta në veri të vendit.

Ajo tha se kreu një kontroll në Mitrovicën e Veriut, pasi mori informatë për mjete të dyshimta në një lokacion në këtë qytet.

“Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj”, tha ajo.

Policia tha se ka gjetur dhe konfiskuar katër granata dore të llojit M79, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera të dyshimta.

Për këtë rast, Policia e ka arrestuar një burrë 37-vjeçar, për të cilin gjykata ka urdhëruar 48 orë paraburgim.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B ) viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje”, tha policia.

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar armatim dhe municion në veri në disa raste në vitet e fundit.

Veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – është përballur me tensione të vazhdueshme këto vite dhe ka qenë vatër e disa sulmeve.

Në shtator 2023, një grup i armatosur serbësh e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë një oficer policie. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e cilëson Serbinë si përgjegjëse për këtë sulm, por Beogradi mohon.

Në nëntor të vitit të kaluar ndodhën dy sulme me granata nga persona të panjohur ndaj komunës së Zveçanit dhe një stacioni policor atje, të cilat shkaktuan dëme.

Në fund të atij muaji, ndodhi një shpërthim ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, duke i shkaktuar dëme kanalit jetik të vendit. Edhe për këtë sulm, Kosova e fajësoi Serbinë, e cila i mohoi akuzat.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Komuna në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan– udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura më 2023./rel

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme