Rajoni 15 January 2025, 15:36 Nga VNA

26 vjet nga masakra e Reçakut, të mbijetuarit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

Ndaje në Whatsapp
26 vjet nga masakra e Reçakut, të mbijetuarit vazhdojnë të
 

Qindra qytetarë e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, gjatë së mërkurës kanë vizituar kompleksin e Reçakut në Komunën e Shtimes në Kosovë. Aty ku 26 vite më parë u vranë dhe u masakruan 45 civil të paarmatosur, në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë. 15 janari hap plagë të shumta dhe sjell vuajtje për banorët e këtij lokaliteti. Reçaku është shfaqur në shumë media botërore, pas masakrës, rifilluan luftimet prej 48-orësh në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave sepse Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin. Në mbrojtje të banorëve atë ditë ranë dëshmorë edhe dhjetë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Deri tani vetëm një person është dënuar për krime lufte në Reçak, por që nuk e ka vuajtur dënimin. Ambasadori amerikan William Walker asokohe bëri denoncime zyrtare në emër të komisionit verifikues të OSCE-së ndaj forcave serbe që po kryenin krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve. Raportimet e Walker, e treguan brutalitetin që po bëheshin në Kosovë dhe ndryshuan diskursin ndërkombëtar ndaj luftës në Kosovë.  Presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton dënoi vrasjet që u bënin ndaj 45 shqiptarëve nga forcat serbe dhe u kujdes që trupat e NATO-s të ishin të gatshëm për veprim. Më 24 mars të vitit 1999 avionët e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve në Jugosllavi për t’i dhënë fund luftës në qershor të atij viti. Edhe pas 26 vitesh të mbijetuarit e kësaj masakre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, me arsyetimin se deri më tash nuk është bërë asgjë nga institucionet e vendit për zbardhjen e kësaj masakre. Ndërkohë është organizuar edhe një akademi përkujtimore për të shënuar 26 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme