Rajoni 17 January 2025, 23:08 Nga VNA

VIDEO/ Qindra mijëra njerëz bllokojnë sërish rrugët e Beogradit, studentë dhe qytetarë protestë kundër qeverisë dhe Vuçiçit

Ndaje në Whatsapp
VIDEO/ Qindra mijëra njerëz bllokojnë sërish rrugët e

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd kanw protestuar këtë të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe qeveria për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit, kur u shemb një çati dhe u vranë 14 persona.

Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve të tragjedisë dhe të mos “nxitet përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve”.

Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte incidenti që ndodhi të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues.

Ngjarja u kap në video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Studentët që udhëheqin protestat kundër ngjarjeve në Novi Sad kanë pushtuar dhe bllokuar edhe shkollat. Po ashtu, sipas mediave serbe, gjatë bllokadave të sotme ka pasur edhe disa incidente, ku një i moshuar ka sulmuar me thikë studentët e Kolegjit Mjekësor në Novi Sad. Video e përplasjes së studentes:

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme