Rajoni 19 January 2025, 11:10 Nga VNA

Mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet

Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga sot do të nisin punën për mbikëqyrjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila nga vëzhguesit vendës po vlerësohet si e ashpër dhe e përshkuar me gjuhë polarizuese e nxitëse.

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit njoftoi të shtunën se vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende të ndryshme.

”Ekipet janë me kombësi dhe gjini të përzier. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje ndërsa mbulojnë të gjitha komunat e Kosovës. Vëzhguesit janë të pavarur dhe të paanshëm”, tha shefja e këtij misioni, Nathalie Loiseau.

Zonja Loiseau tha në konferencë shtypi se për Kosovën kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike.

“Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha ajo duke theksuar se prania e misionit është dëshmi edhe e mbështetjes së vazhdueshme evropiane ndaj Kosovës në rrugën e forcimit të mëtejshëm të qeverisjes demokratike.

“Rëndësinë e kësaj po e tregojmë edhe në numra. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë mbi 100 vëzhgues evropianë në terren. Prandaj misioni i Bashkimit Evropian është i vemi mekanizëm vëzhgues ndërkombëtar me një prani afatgjate”, tha zonja Loiseau.

Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës.

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, të shtunën tha se fushata për këto zgjedhje po përshkohet me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.

Të enjten Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç u tha “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./ VOA

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme