Rajoni 22 January 2025, 23:35 Nga VNA

Shtohen masat e sigurisë në Kosovë, frikë për tensione të mundshme në kohë zgjedhjesh

Ndaje në Whatsapp
Shtohen masat e sigurisë në Kosovë, frikë për tensione

Situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore, mbetet e qetë por e brishtë. Gjatë periudhës së fundit të fushatës zgjedhore dhe dita e zgjedhjeve shihet si mundësi që të bëhen përpjekje për tensione.

Policia e Kosovës tashmë po zbaton masat e veçanta të parapara për këtë periudhë, ndërsa shtimet u bënë edhe në misionet ndërkombëtare si KFOR e EULEX.

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, shprehet për A2: “Intesifikimi dhe shtimi i trupave ndërkombëtare nga ana e KFOR-it dhe EULEX-it është si rezultat i ndryshimeve që mund të priten dhe për të mos lejuar fare të eskalojë situata, shtimi i trupave nga faktori ndërkombëtar është masë preventive, por njëkohësisht edhe institucionet e Republikës së Kosovës, ato të sigurisë, kanë ndërmarrë veprimet adekuate preventive”.

Përpos tensionimit të situatës në terren, synimet e grupeve kriminale tentojnë që të paraqesin shtetin edhe jofunksional në procese të rëndësishme.

Refki Morina, nënkolonel policor në pension, deklaroi: “Dëshira e tyre është që këto procese të pengohen, të mos jenë demokratike dhe pengesat e tyre janë dhe do të jenë të vazhdueshme, por me punën dhe efikasitetin e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it dhe qytetarëve që jetojnë aty mendoj se do t’ia dalim që këto zgjedhje edhe në pjesën veriore dhe në tërë territorin e Kosovës të jenë zgjedhje demokratike”.

Menaxhimi i proceseve të rëndësishme, si ky i zgjedhjeve parlamentare, është kompleks në katër komunat me shumicë serbe në veri, por besojnë në mekanzimat e sigurisë që operojnë atje.

“Mendoj se ka vështirësi edhe atje, por nuk janë të pamundura të menaxhohen në tërësi pasi që në tërësi pjesa veriore mbulohet nga policia, nga KFOR-i, tani së fundmi kemi edhe trupa shtesë të KFOR-it italian”, tha Morina për A2.

Megjithatë, frika për tensione lidhet edhe me zhvillimet në Serbi, me Presidentin serb që do të tentojë të zhvendosë vëmendjen nga protestat e vazhdueshme të studentëve.

“Shtimi i trupave ndërkombëtare dhe atyre vendorë në pikat e ndryshme të territorit të Kosovës janë më shumë masë preventive të veprimeve të mundshme nga ana e grupeve të caktuara të Beogradit dhe asesi ndonjë element sa i përket përshkallëzimit të situatës së sigurisë së brendshme në Republikën e Kosovës”, theksoi Shala.

Qytetarët kosovarë me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit më 9 shkurt, ndërsa fushata do të jetë deri me datë 8.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme