Rajoni 7 February 2025, 09:36 Nga VNA

Richard Grenell sulmon sërish Kurtin një ditë para zgjedhjeve: “Marrëdhëniet kurrë nuk kanë qenë më të ulëta”

Ndaje në Whatsapp
Richard Grenell sulmon sërish Kurtin një ditë para zgjedhjeve:

I dërguari i SHBA për misione të posaçme Richard Grenell, ka përsëritur kritikat e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vetëm një ditë para zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell e ka quajtur Kurtin “delusional” (i shkëputur nga realiteti) dhe ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.

Në postimin e tij, Grenell shkruan:

“Delusional.

Marrëdhëniet kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken, etj.”

Grenell ka qenë vazhdimisht kritik ndaj qeverisjes së Kurtit, duke e akuzuar për mungesë besueshmërie dhe përkeqësim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Ai gjithashtu ka theksuar më herët se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë për shkak të politikave të Kurtit.”

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme