Rajoni 9 February 2025, 09:14 Nga VNA

Kosova voton për të zgjedhur qeverinë e re: Rreth 2 milionë qytetarë pritet ti drejtohen kutive të votimit

Ndaje në Whatsapp
Kosova voton për të zgjedhur qeverinë e re: Rreth 2 milionë

Sot, qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Kosovës. Rreth 2 milionë votues me të drejtë vote pritet të vendosin për përbërjen e re të parlamentit, që do të përbëhet nga 120 ligjvënës të zgjedhur mes 28 subjekteve politike. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999.

Gjatë fushatës elektorale, partitë politike kanë shpalosur premtime të shumta, duke u fokusuar në rritjen e pagave dhe pensioneve, përmirësimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, si dhe në luftën kundër varfërisë.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve priten të jenë vendimtare për drejtimin e ardhshëm të vendit, sidomos në lidhje me dialogun e ngecur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë, që parashikon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe njohjen ‘de facto’ të pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Procesi zgjedhor po monitorohet nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, për të garantuar një proces të drejtë dhe demokratik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme