Rajoni 22 Shkurt 2025, 13:53 Nga VNA

Kosovë/ KQZ përfundon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë

Ndaje në Whatsapp
Kosovë/ KQZ përfundon numërimin e votave të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjektet politike.

Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit.

Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.

Në ditët në vijim pritet të nisë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora.

Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë – ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt – 290.729.

Në mesin e pesë personave më të votuar në këtë parti, pas Kurtit, janë: Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.

Pesë personat më të votuar nga radhët e PDK-së janë: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vora Çitaku dhe Sala Jashari.

Në pesëshen e LDK-së, renditja është kjo: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica - Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

Në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, pesë figurat më të votuara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha dhe Time Kadriaj.

Sa i përket Listës Serbe, në krye të listës është Branisllav Nikoliq, më pas, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Sllavko Simiq dhe Igor Simiq. Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, është renditur i shtati për nga numri i votave të fituara.

Dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind – rreth 8 për qind më e vogël sesa në zgjedhjet e 2021-tës.

Personi më i votuar në Kosovë vazhdon të mbetet presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, pati fituar 300.756 vota.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar.

Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.

Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.

Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.

REL

Video

Një avion pasagjerësh i kompanisë Blue Islands u detyrua të bëjë një ulurje emergjente në aeroportin e Birminghamit pas një defekti teknik. Avioni ATR 72 (G-ISLO) u ul me sukses, pavarësisht erërave të forta deri në 30 mph. Ekipet e emergjencës u vunë në gatishmëri dhe shoqëruan avionin pasi ai devijoi pak nga qendra e pistës. Sipas kompanisë, piloti ndoqi procedurat standarde të sigurisë, ndërsa aeroplani po kontrollohet nga inxhinierët. Pamjet e uljes kanë marrë gati 30 mijë shikime në YouTube, me pilotët që u vlerësuan për profesionalizmin e tyre.

Mbreti Karl III u bë monarku i parë britanik që lutet me një papë në Vatikan pas 500 vitesh. Në një ceremoni solemne, mbreti iu bashkua Papa Leonit XIV, në lutjet që u lexuan në gjuhën angleze. Ai ishte shoqëruar nga Mbretëresha Kamila, e cila mbante një vello të zezë, në përputhje edhe me rregullat e kishës katolike. Momenti historik në Kapelën Sistine ishte hera e parë që një monark dhe Papa bashkohen në një ngjarje të tille që nga vitit 1534, kur Mbreti Henry VIII e shpalli veten kreun e Kishës së Anglisë dhe u shkëput nga autoriteti papnor i Kishës Katolike të Romës. Ky ishte takimi i parë i monarkut 76-vjeçar, kreu i kishës anglikane, me Papa Leonin, që kur ati i shenjtë mori detyrën në muajin maj pas vdekjes së Papa Françeskut. Mirëpo ngjarja historike, u zbeh disi nga skandalet që kanë prekur familjen mbretërore javët e fundit, që lidhen me vëllain e Karl, Princin Andrew.

Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin Paramillo në Táchira, Venezuelë. Një aeroplan me dy motorrë tip Piper Cheyenne, u rrëzua disa sekonda pas ngritjes, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, dhe shpërtheu në flakë pas përplasjes. Në ngjarje humbën jetën dy persona, piloti me përvojë Toni Bortone dhe pasagjeri Juan Maldonado, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Lum kush e ka këtë shans.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme