Rajoni 27 February 2025, 18:55 Nga VNA

Kufizohen lëvizjet e mjeteve në doganën e Kakavijës, shkak protestat që do mbahen nesër në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Kufizohen lëvizjet e mjeteve në doganën e Kakavijës, shkak

Teksa Greqia përgatitet të mbajë nesër (28 shkurt) një prej protestave dhe grevave më të fuqishme të viteve të fundit, për tragjedinë e Tempit në 28 shkurt 2023, kur u përplasën dy trena dhe ku humbën jetën dhjetëra studentë, Policia e Kakavijës njofton se nesër nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, njofton policia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme