Rajoni 7 March 2025, 19:48 Nga VNA

Shefi i NATO-s viziton Kosovën më 11 Mars, takime me Osmanin dhe Kurtin

Ndaje në Whatsapp
Shefi i NATO-s viziton Kosovën më 11 Mars, takime me Osmanin dhe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë Kosovën më 11 mars.

NATO ka njoftuar se Rutte do të vijë në Prishtinë bashkë me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të aleancës, Radmila Shekerinska, me të cilën do të do të vizitojnë KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Një takim Rutte do ta ketë edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku do të zhvillohen diskutime dypalëshe.

Sipas njoftimit, shefi i NATO-s dhe Osmani do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në orën 14:50.

Përveç krerëve kosovarë, Rutte së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it do të zhvillojnë takim edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, si dhe do të kenë mundësinë të angazhohen me personelin e KFOR dhe NALT.

“Ata gjithashtu do të kenë një shkëmbim me shefat e misionit të Bashkimit Europian, ambasadorin Aivo Orav dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Barbano, Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e Misionit të UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe ushtruesen e detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së, znj. Cornelia Taylor”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme