Rajoni 7 Mars 2025, 22:39 Nga VNA

Epopeja e UÇK-së, numër i madh i qytetarëve në ndezjen e flakadanëve në Prekaz

Ndaje në Whatsapp

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kulmoi sonte në Prekaz me natën e zjarreve. Në 27-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, qindra qytetarë janë mbledhur në ritin tradicional të natës së zjarreve. Aty u nderua dhe kujtua lufta e lavdishme dhe sakrifica e komandantit Adem Jashari dhe mbi 50 anëtarëve të tjerë të familjes Jashari.

“Vend të shenjtë” e “Mekë te shqiptarëve” e konsiderojnë Prekazin qytetarët nga e gjithë vendi.

Djali i Ilir Shaqirit, këngëtarit i cili për familjen Jashari ka krijuar shumë tekste këngësh, Korabi thotë se Prekazi të mbush me jetë. “Kjo është Meka e shqiptarëve. Ky është vendi i cili të mbush me jetë, me krenari dhe të bën t’i thuash vetës që jam krenar se jam shqiptar. Unë nuk e di nëse ka një vend tjetër në botë që mund të jesh më krenar se sa kur vjen këtu”, tha ai.

Korab Shaqiri thotë për KosovaPress se Prekazi është vend motivimi për gjithë shqiptarët. “Është një ndjenjë që pak popuj në botë e kanë ose fare. Jemi shumë me fat edhe jemi populli më i veçantë që mund të kemi diçka të tillë dhe mund të kemi një vend lavdije dhe një vend ku vijnë e kujtojmë. Ne si artiste, kompozitor ose shkrues të disa këngëve dhe veprave, duhet të marrim sa më shumë prej këtyre ngjarjeve të vërteta dhe duhet t’i lëmë si histori”, tha ai.

Avdullah Zenuni nga komuna e Shtërpcës, që nga viti 1999, vjen çdo vit në natën e zjarreve. “Vend më të shenjtë për mua si Avdullah nuk ekziston në rruzullin tokësor. Jam shumë i emocionuar kur flas për Prekazin, për familjen e Jasharëve në krye me komandantin Adem Jashari emocionohem pa masë…. 26 vjet asnjëherë nuk kam munguar. Në 99-ën deri në Prekaz kam ardhur me lloç, asnjëherë nuk kam munguar dhe sa të jem me shëndet të mirë nuk besoj se do të mungojë”, u shpreh ai.

Edhe Burim Krasniqi nga Hasi flet me emocione pas ndezjes së flakadanëve në Prekaz.

lg.php.gif

“Është shenjë e forcës, është shenjë e tërë popullit tonë…. Kënaqësia më e madhe që nuk din njeriu me thënë as me fjalë as me asgjë, vetëm zemra i di këto emocione”, përfundoi ai.

Riti tradicional simbolizues “Nata e Zjarreve”, shënon përfundimin e manifestimit në këtë 27 vjetor, të njohur si Epopeja e UÇK-së.

’’Nata e Zjarreve“ ka vazhduar me program kulturor-artistik në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj./Kosova Press/

Video

Mbreti Karl III u bë monarku i parë britanik që lutet me një papë në Vatikan pas 500 vitesh. Në një ceremoni solemne, mbreti iu bashkua Papa Leonit XIV, në lutjet që u lexuan në gjuhën angleze. Ai ishte shoqëruar nga Mbretëresha Kamila, e cila mbante një vello të zezë, në përputhje edhe me rregullat e kishës katolike. Momenti historik në Kapelën Sistine ishte hera e parë që një monark dhe Papa bashkohen në një ngjarje të tille që nga vitit 1534, kur Mbreti Henry VIII e shpalli veten kreun e Kishës së Anglisë dhe u shkëput nga autoriteti papnor i Kishës Katolike të Romës. Ky ishte takimi i parë i monarkut 76-vjeçar, kreu i kishës anglikane, me Papa Leonin, që kur ati i shenjtë mori detyrën në muajin maj pas vdekjes së Papa Françeskut. Mirëpo ngjarja historike, u zbeh disi nga skandalet që kanë prekur familjen mbretërore javët e fundit, që lidhen me vëllain e Karl, Princin Andrew.

Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin Paramillo në Táchira, Venezuelë. Një aeroplan me dy motorrë tip Piper Cheyenne, u rrëzua disa sekonda pas ngritjes, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, dhe shpërtheu në flakë pas përplasjes. Në ngjarje humbën jetën dy persona, piloti me përvojë Toni Bortone dhe pasagjeri Juan Maldonado, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Lum kush e ka këtë shans.

Çfarë paralajmëron Rama për Benet Becit? Thjesht çështje mjekre apo diçka më shumë?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme