Rajoni 17 March 2025, 08:53 Nga VNA

Tragjedi në Koçan/ 59 viktima nga zjarri në një klub nate, 7 ditë zie në Maqedoninë e Veriut

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Koçan/ 59 viktima nga zjarri në një klub nate,

Një tragjedi e rëndë ka goditur Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një zjarr i fuqishëm gjatë një koncerti në një klub nate në Koçan ka shkaktuar të paktën 59 viktima dhe mbi 155 të plagosur. Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në nder të jetëve të humbura.

Sipas autoriteteve, deri më tani janë identifikuar 35 viktima, nga të cilët 31 janë nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. Ndërkohë, të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor në klinikat e Shkupit.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se objekti ku ndodhi tragjedia operonte me një licencë të falsifikuar, e lëshuar në mars të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar ndjekje penale për të gjithë ata që kanë pasur përgjegjësi në këtë çështje.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se zjarri ka shpërthyer si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike për efekt ndriçimi gjatë koncertit. Autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar dhe deri tani janë identifikuar 20 persona të dyshuar, 15 prej të cilëve janë arrestuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme