Rajoni 15 March 2025, 22:55 Nga VNA

Mbyllet pas katër orësh protesta në Beograd

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet pas katër orësh protesta në Beograd

Është mbyllur pas katër orësh protesta e studentëve në Serbi. Me mijëra qytetarë protestuan në Sheshin “Sllavija” të Beogradit, në protestën që mund të quhet historike për nga pjesëmarrja. Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz kishin marrë pjesë në protestën e sotme.

Në protestë ka pasur edhe incidente e tensione, pasi grupi “i studentëve që duan të mësojnë” i cili konsiderohet si mburojë për presidentin Aleksandar Vuçi, kanë hedhur objekte dhe mjete piroteknike.

Megjithatë raportohet se gjithçka ndodhi brenda zonës së mbrojtur nga Policia.

Ndërkohë nuk munguan as mesazhet kundër regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por edhe kundër Milorad Dodik, presidentit të entitetit Republika Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës. Në një nga pankartat shkruhej “Dodik nuk është Republika Srpska, Vuçiç nuk është Serbia”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme