Rajoni 2 April 2025, 17:41 Nga VNA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet e qëndrueshme!

Ndaje në Whatsapp
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Duhet të sigurohemi që

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ritheksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe atij ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri më 2023 duhet të mbahen përgjegjës dhe se për këtë duhet të punojë Serbia.

Rutte ka thënë se duhet bërë përpjekje që situata në Kosovë të mbetet stabël.

“Situatën e sigurisë në Kosovë e përcjellim nga afër dhe duhet të sigurohemi se situata që nga 1999 që është shumë më e qëndrueshme tani, të vazhdojë. Sa i përket Banjskës dhe sulmit ndaj trupave të KFOR-it, serbët duhet të punojnë për përgjegjësi. E kemi folur këtë me Vuçiç në telefon por edhe kur drekuam në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Bruksel.

Rutte është pyetur nëse NATO është konsultuar paraprakisht për një marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje mes Serbisë dhe Hungarisë të nënshkruar më 1 prill. Ai është përgjigjur se aleanca nuk është konsultuar. Rutte ka përmendur edhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme