Rajoni 26 March 2025, 21:04 Nga VNA

Ministria e Jashtme e Kosovës ndalon vizitën e ministrit serb të shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Jashtme e Kosovës ndalon vizitën e ministrit serb të

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD)  ka refuzuar kërkesën për vizitën e ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, në shenjë hakmarrjeje me refuzimin nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshevë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita”, tha për REL-in, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në MPJD.

“Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë, ani pse ne të parët kemi bërë kërkesën”, shtoi Fazliu.

Nga MPJD-ja akuzuan Serbinë për “qasje destruktive”, duke shtuar se Beogradi synon “të imponojë njëanshmëri në trajtimin e vizitave zyrtare”.

“MPJD rithekson se qasja e Kosovës do të mbetet e bazuar në reciprocitet dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës”, tha Fazliu nga MPJD.

Më herët gjatë 26 marsit, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se Çekut për herë të dytë i ishte refuzuar vizita në Preshevë, një nga tre komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.

Në anën tjetër, ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar. Sinani ka akuzuar autoritetet në Serbi se fshihen “pas një fasade pro-evropiane”, por vendime të tilla, sipas saj janë “akt i politikës nacionaliste serbe”.

Serbia ende nuk ka dalë me një sqarim se pse iu refuzua kërkesa për vizitë Çekut.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, po ashtu ka njoftuar se autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar kërkesën për vizitë në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut. Ai ka thënë se ka synuar që të takohet me punëtorët shëndetësorë në institucionet shëndetësore serbe – që konsiderohen ilegale në Kosovë.

Llonçar ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me këto ndalesa të vizitave “drejtpërdrejt po minon normalizimin e raporteve”. Ministri serb i Shëndetësisë ka pretenduar se për vizitën e tij në Kosovë kishte pasur njoftim, siç kërkohet me marrëveshje. Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Vizitat duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë.

Më pas, autoritetet në shtetet përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme