Rajoni 4 April 2025, 15:55 Nga VNA

Milorad Dodik shpallet Non Grata edhe në Europë! Austria dhe Gjermania e akuzojnë per krizë kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Milorad Dodik shpallet Non Grata edhe në Europë! Austria dhe Gjermania

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl Reisinger, dhe ministrja gjermane e Shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, pas një takimi të enjten në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, njoftuan se presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, i është ndaluar zyrtarisht hyrja në shtetet e tyre.

Arsyetimi i këtij vendimi nga Austria dhe Gjermania është i njëjtë me atë të Gjykatës në Bosnje e Hercegovinë: Dodik ka nxitur një krizë kushtetuese në vend.

Sipas tyre, sulmet ndaj integritetit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës nga politikanët kryesorë të Republikës Sërpska, “të cilët me vetëdije dobësojnë shtetin, janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjës dhe të gjithë rajonit”.

Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarreste kombëtare për tre liderët e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska: Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiç. Ata akuzohen se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre dhe kanë shpërfillur thirrjet për t’u paraqitur për marrje në pyetje.

Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Bashkimi Evropian nuk ka marrë ende një qëndrim për shkak të kundërshtimit të Hungarisë. Ai u dënua në shkurt me një vit burg dhe ndalim ushtrimi të detyrës për gjashtë vjet për shpërfilljen e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme