Rajoni 8 April 2025, 16:22 Nga VNA

Vuçiç paralajmëron krijimin e një pakti ushtarak me Hungarinë, Dodik kërkon përfshirje – hesht NATO dhe BE

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç paralajmëron krijimin e një pakti ushtarak me

Pas intensifikimit të bashkëpunimit ushtarak me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur publikisht dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak të ri në rajon. Sipas tij, bashkëpunimi me Hungarinë do të thellohet përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe ndoshta përmes një strukture të re ushtarake që do të formalizohet në të ardhmen.

Vetëm pak ditë pas deklaratës së Vuçiçit, edhe presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik – i cili ndodhet aktualisht në Rusi deri më 9 maj – paralajmëroi se ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje të ngjashme ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Kjo, pavarësisht se ndaj tij ekziston një urdhërarrest ndërkombëtar.

Zyrtarët hungarezë nuk kanë komentuar publikisht për këto lëvizje, ndonëse Hungaria është një shtet anëtar i NATO-s. Po ashtu, as Aleanca Veri-Atlantike nuk ka reaguar deri më tani për ambiciet e Beogradit dhe Banjallukës, që ngjallin shqetësime për krijimin e një blloku paralel ushtarak në zemër të Ballkanit.

Në Beograd, më 1 prill, ministrat e Mbrojtjes së Serbisë dhe Hungarisë, Bratislav Gashiq dhe Kristóf Szalay-Bobrovniczky, nënshkruan Planin e bashkëpunimit ushtarak për vitin 2025. Ky dokument është një hap konkret drejt zbatimit të Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, e nënshkruar në vitin 2023.

Analistët politikë e shohin këtë zhvillim si një përgjigje ndaj nismës trepalëshe të nënshkruar në Tiranë ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, ndërkohë që brenda vetë Serbisë, kritikët e Vuçiçit e akuzojnë atë për përdorimin e temave gjeopolitike si mjet për të larguar vëmendjen nga protestat studentore që kanë tronditur stabilitetin e tij politik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme